Joe Biden ka reaguar në Twitter, pas njoftimeve se ai është shpallur presidenti i ri i Amerikës. Në postimin e tij ai flet si president ku falenderon popullin që e ka zgjedhur. Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Unë do të ruaj besimin që ti më ke dhënë,– shkruan Joe Biden.