Është përm bysur rezultati në Uiskonsin, me Joe Biden që udhëheq tashmë në këtë shtet, sipas CNN. Ende janë edhe miliona vota për t’u nëmëruar në shtete kyçe, përfshirë edhe betejën për Uiskonsinin. Pasi rezultatet paraprake sugjeruan se Donald Trump kishte siguruar shtetin e rëndësishëm të Floridës e gjithashtu Ohajon e Teksasin, Presidenti amerikan doli përpara 250 të ftuarve në Shtëpinë e Bardhë për të shpallur fitoren.
“Kemi fituar kudo, jemi përballë rezultateve fenomenale”, ishin fjalët e Trump. Ai drejtoi gishtin kundër shteteve ku vijon numërimi si Pensilvania, Uiskonsin e Miçigan, e ku, sipas tij, demokratët po përpiqen të vje dhin zgjedhjet. Presidenti tha se do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë për të ndërprerë numërimin atje. Me tone të tjera u shfaq demokrati Joe Biden, i cili, ndërsa shprehu optimizmin për fitoren, tha se duhet treguar durim deri në numërimin e të gjitha votave.