Në Shtetet e Bashkuara, zgjedhja e Presidentit bëhet gjithmonë të Martave, pikërisht të Martën pas të hënës së parë të nëntorit. Kongresi e vendosi atë në 1845. Në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet presidenciale gjithmonë bien, çdo katër vjet, të Martën. Pikërisht të martën pas të hënës së parë të nëntorit. Sipas ekspertëve kjo ka arsye historike. Midis 1788 dhe 1845, secili shtet i Unionit caktoi datën e zgjedhjeve, pa u shqetësuar për “sinkronizimin” me të tjerët. Pengesa e vetme ishte që votat për zgjedhjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të përfundonin deri të Mërkurën e parë të Dhjetorit.

Në 1792, një ligj përcaktoi që votimi duhet të bëhej brenda 34 ditëve para kësaj date. Një zgjedhje e motivuar nga fakti që shoqëria ishte në thelb bujqësore: në nëntor korrjet kishin mbaruar dhe ishte koha më e qetë për pronarët e tokave dhe fermerët. Duke qenë se vetëm meshkujt, të bardhët dhe pronarët e tokave mund të votonin, ishte koha ideale për të shkuar në votime. Por siç mund ta imagjinoni, një hark i tillë i gjatë kohor gjeneroi shumë konfuzion dhe pasiguri të rezultateve, veçanërisht me ardhjen e telegrafëve dhe hekurudhave që i bënë komunikimet më të shpejta.

Kështu, në fillimin e vitit 1845, Kongresi vendosi se ishte koha për të standardizuar një datë. E hëna ishte jashtë diskutimit sepse do të kërkonte që shumë votues të largoheshin nga shtëpia të Dielën, për të arritur në votime. E diela dhe dita e pushimit ishin të shenjta. Kështu që nuk mund të shkonin dëm për të votuar ose për të shkuar në zgjedhje. Edhe e Mërkura nuk ishte e mirë, sepse ishte ditë tregu, dhe fermerët nuk do të ishin në gjendje të shkonin dhe të votonin. Kështu që u vendos që e marta të ishte dita që amerikanët do të votonin. Për të qenë të saktë, të martën pas të hënës së parë të nëntorit, një ditë e vlefshme për zgjedhjet federale dhe të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.