Situata në Itali vijon të jetë dr ama tike. Prej disa ditësh bilanci ditor nga koronavirusi në Itali vijon të shënojë rekorde negative në shifra që të kujtojnë periudhën më të zezë të kësaj pandemie në pranverën e kaluar.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 636 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, të dhëna që nuk përsëriteshin prej muajit maj. Gjithashtu pas 234 mijë testimesh të kryera, mbi 37900 rezultuan pozitive.