Kryeministri Rama përmes një postimi ka bërë një bilanc i asaj që po ndodh në zonën e Shijakut me procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Postimi i plotë

RINGJITJA VAZHDON 24.800 PUNËTORË TË ANGAZHUAR PËR RINDËRTIMIN vijojnë papushim, pa të shtuna, pa të diela, pa orare e as lodhje, punën në çdo cep të zonës së prekur nga tërmeti, së bashku me të gjitha skuadrat e institucioneve qendrore e vendore, duke siguruar javë pas jave kthimin në banesa të reja individuale të familjeve në zonat rurale, paralelisht me progresin e përditshëm në zonat ku janë projektuar lagje të reja, brenda apo ngjitur me qytetet e goditura

Në Shijak: • Ka përfunduar 1 shkollë dhe 2 të tjera përfundojnë brenda vitit 2020 • Nisin së shpejti edhe 3 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 1 me fondet eqeverisë shqiptare dhe 2 me fondet e donatorëve • 400 banesa individuale përfundojnë brenda vitit dhe 67 të tjera brenda janarit 2021 • Nisin së shpejti edhe 200 banesat e fundit për këtë bashki • Kanë përfunduar meremetimet për 24 pallate dhe vazhdon puna në 3 të fundit • 1844 familje janë shërbyer me grante rikonstruksioni nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 408,996,303 lekë • 897 familje shërbehen me bonus qeraje prej muajit Dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi