Rreziku dhe të panjohurat e valës së dytë të infektimeve me koronavirus ka qenë temat e diskutimit në emisionin “Java në RTSH” këtë të premte. Nëndrejtori i Rendit për Tiranën, Dhimitraq Ziu, komentoi kufizimet orare të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Ziu u shpreh se Policia ka gjetur gjerësisht mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e orarit.
“Çdo aktivitet në orën 22:00 duhet t’i ketë mbyllur veprimet dhe punonjësit të jenë pranë banesave të tyre. Akti normativ parashikon vendosjen e gjo bave për qytetarët që shkelin ndaliminm e qarkullimit. Këto gjoba do t’u shkojnë qytetarëve përmes faturës së energjisë elektrike. Ato variojnë nga 10 deri ne 30 mijë lekë” – përsëriti Ziu. Ai apeloi që qytetarët të jenë bashkëpunues me Policinë dhe të njoftojnë në rastet kur persona të papërgjegjshëm shkelin karantinën.
Nga ana tjëtër, gazetari Klodian Tomorri tha në studion e ‘Java në RTSH’ se aktiviteti ekonomik duhet të reflektojë kohëzgjatjen e pandemisë. Ai u shpreh se duke qenë një vit zgjedhor, qeveritë përpiqen gjithnjë që të kenë buxhete optimiste. “Edhe vitin që vjen duket se rindërtimi triumfon mbi pandeminë. Këtë vit rënia ekonomike pritet të jetë 6-7% ose e thënë ndryshe, shqiptarëve do t’u mungojnë 800 milionë euro” – tha Tomorri. Ai shtoi se një mbyllje e dyte totale do ta vinte qeverinë në pamundësi financiare.
Ndërkohë, për shefen e Epidemiologjisë në ISHP, impakti i mbylljes së pjesshme do të duket pas dy javësh. Në emisionin ‘Java në RTSH’, Silva Bino u shpreh se aktualisht ndodhemi në valën e dytë të pandemisë dhe kjo kuptohet nga numri i rasteve për 100 mijë banorë për dy javë. “Në mars ne nuk e njihnim sëmundjen mirë. Pra ne kishim të dhëna kryesisht nga Kina dhe shumë pak të dhëna nga Italia. Aktualisht ne sot kemi shumë të dhëna shkencore nga shumë vende. Por sikurse thotë OBSH, izo limi i plotë është masë ekst reme pasi kanë dësh tuar masat e tjera. Shqipëria gjithësesi e ka kontrolluar pak a shume me sukses koronavirusin gjatë valës së parë” – tha Bino.