Një 23-vjeçar do t’i ketë punët pisk me drejtësinë, e cila e kishte toleruar njëherë dhe e kishte dërguar nën arrest shtëpiak. Mes dhjetëra kontrolleve që policia kryen për të dyshuar që mbahen me vendim gjykate në banesë, bëhet me dije se policia shkoi në shtëpinë e të riut pa e njoftuar për ta verifikuar nëse ishte duke respektuar apo jo një vendim gjykate që e detyronte të mos kapërcente pragun. Por i riu nuk u gjet në banesë nënvizon prokuroria që e dorëzoi sërish të pandehur për akuzën e largimit nga vendi i vendosur me vendim gjyqësor. Sipas dosjes që përshkruan shkeljet e të dyshuarit, menjëherë një oficer ka telefonuar M.D dhe ai ju është lutur atyre ta prisnin. Por më tej në raport shërbim efektivët vërejnë se policët e pritën poshtë pallatit derisa ai mbërriti në orën 12.30.

Në shkresën e policisë që gazeta Si disponon pohohet se M.D zbriti nga një automjet dhe mori kontakt me shërbimet e policisë që po e prisnin. Në kushtet kur ai kishte shkelur vendimin gjyqësor numër 591 u krye shoqërimi i tij në komisariat.

Por mes deklaratave të marra atij dhe të atit A. D të dy babë e bir përpiqen të justifikohen. I kontaktuar në telefon i ati tha se djali nuk ishte në shtëpi, por se ishte diku larg dhe se do mbërrinin sa më shpejt, shkruajnë policët përpara se 23-vjeçari të vinte në banesë. Kur ai u pyet në komisariat dhe ju mor deklarata shprehet: isha në banesë deri në orën 10.00. Por babai nuk ndjehej mirë dhe në këto kushte mora babain dhe u nisa për në poliklinikën numër nëntë për të marrë ilaçe, pasi babai vuan nga tensioni”. Ky version ndonëse paraqitet si i besueshëm nga grupet e policisë, gjithsesi nuk e shpëtuan atë dhe as e lehtësuan duke i shtuar edhe një akuzë tjetër. Por të njëjtin justifikim ka përdorur në polici edhe K. Dh. që gjatë një kontrolli rutinor në rrugën Grigor Heba iu zbuluan katër gramë hashash.

Pasi është kryer sekuestrimi i lëndës narkotike policia ka kyer verifikimet e mëtejshme ku dhe ka konstatuar se I riu vec mbajtjes së lëndës narkotike kishte thyer vendimin e gjykatës për të qëndruar nën arrest shtëpiak. I riu për të dyja shkeljet ka dhënë një përgjigjje aspak të besueshme. Dola nga shtëpia pasi më dhimbte dhëmballa, doja të blija një qetësues. Por meqënëse jam përdorues i hashashit prej pesë vitesh vendosa që më mirë të blija hashash që të më pushonte dhëmballa. E bleva për ta pirë në shtëpi tek një person që nuk e njoh dhe nuk kujtoj ndonjë detaj të tij deklaron pranë policisë i dyshuari. Në raport policia shkuan se lënda narkotike e dyshuar si canabis sativa u përcoll për ekspertim kimik dhe toksikologjik, ndërsa të riut vec largimit të të burgosurit nga vendi që i ka caktuar gjykata pritet ti shtohet edhe akuza e prodhim dhe mbajtje e lëndës narkotike.