Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëkohësisht zëvendëspresident i Komisionit Europian, Josep Borell zhvilloi një bisedë online me kryeministrin Edi Rama mbi anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Borell deklaroi sot se, mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e anëtarësimit në BE.
“Ashtu siç diskutuam edhe me kryeministrin Rama është thelbësore që të ruhet dinamika e marrëdhënies BE-Ballkan Perëndimor. Me Shqipërinë që luan një rol të rëndësishëm”, u shpreh Borell.
Më herët, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, me të cilin diskutoi mbi punën e vazhdueshme për të përfunduar kornizat e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofjes.