Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije se kryehen rreth 423 vizita në banesë, ku 46% e tyre përfundojnë në spital.

“Vazhdon numri i vizitave në banesë 423 në 24 orëve të fundit, janë rreth 46% e tyre që përfundojnë në spital. Pacientët që shërohen shoqërohen me ambulancë. Nuk ka nevojë që të gjejnë mjete transporti”, tha Brataj.