Komiteti Teknik i Ekspertëve për luftën kundër COVID ka dalë në një deklaratë për mediat. Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, ka deklaruar se situata është përkeqësuar.

Sa i përket shifrave mund të themi se kemi 301 persona për 100. 000. 2.1 përqind është raporti i vdekjeve në raport me infektimet. Numri i testimeve për persona është 1 për 1000 banorë në javë kemi kaluar në 5.8 në 1000. Kjo situatë kërkon respektimin e masave”. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që universitetet të qëndrojnë të mbyllura dhe mësimi do të vazhdojë online deri në një afat të pacaktuar.