Buxheti 2021 është buxheti më i madh historik për sektorin e shëndetësisë. Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se “ky buxhet garanton përfundimin e punës në kantieret e shëndetësisë”.

Manastirliu tha se ky buxhet siguron përfundimin e punimeve për ndërtimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme dhe Spitalin Pediatrik në QSUT. Po ashtu, garantohet përfundimi i Maternitetit të Beratit, Maternitetit të Lezhës, Spitalit Rajonal dhe Maternitetit të Kukësit.

“Hapen kantieret në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Spitalin Pediatrik, Elbasan, Spitalin Bashkiak Kurbin dhe Qendrën Kombëtare të Zhvillimit dhe Mirërritjes së Fëmijëve”, tha Manastirliu.