Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë sot në deklaratë për media, mesa duket për të njofuar masa të reja parandaluese ndaj pandemisë. Deklarata për media është parashikuar të mbahet në orën 15:30, e ndonëse nuk dihen detaje, me gjasë do të prezantohen masa shtesë.
Shqipëria, teksa përballet me valën e dytë të pandemisë, ka vetëm një masë të detyrueshme, atë të mbajtjes së maskave në ambientet publike, si dhe mbylljen e univestiteteve. Por ndërsa shtetet fqinje si Greqia, Maqedonia e Kosova që gjithashtu janë përballur me rritje të rasteve, kanë vendosur izolime të plota apo të pjesshme, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Shqipëria. Kujtojmë se gjatë njoftimit të masave të fundit për mbylljen e universiteteve, Komiteti Teknik paralajmëroi mundësinë për mbylljen e bareve dhe restoranteve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.