Pas fitores spektakolare ditën e djeshme (18 nëntor) ndaj Bjellorusisë që na ngjiti në krye të grupit 4 në Ligën e Kombeve, njeriu i ndeshjes Sokol Cikalleshi i dhuroi fanellën kryebashkiakut të Tiranes Erion Veliaj. Veliaj e vlerëson goleadorin kuqezi nga Kavaja si shembull për të gjithë se njeriu i drejtë e i përkushtuar mund të jetë dhe lojtar, dhe qytetar, dhe familjar i shkëlqyer.
“Me djalin më të mirë të Kavajës dhe goleadorin unik të Kuqezinjve, vëllain tim të vogël Sokol Cikalleshi pas fitores mbrëmë. Koli është shembull për të gjithë se njeriu i drejtë e i përkushtuar mund të jetë dhe lojtar, dhe qytetar, dhe familjar i shkëlqyer”, shkruan Veliaj.
Sokol Cikalleshi shënoi dy golat e parë të takimit me Bjellorusinë, një me kokë dhe një me anë të 11 metërshit. Fitorja e ngjit kombëtaren kuqezi në krye të grupit 4 në ligën C duke i dhënë dhe kualifikimin për në ligën B.