As numri i infeksioneve të reja, megjithëse është trefishuar në krahasim me mesataren ditore të marsit dhe prillit (dje ishin 762), nuk tregon realitetin. Ndoshta një imazh është edhe më efikas, ai i bregut të liqenit dhe zona e shëtitjeve rreth Tempullit të Voltës, ku ka shumë më pak njerëz. Në tetor, pasditet dukeshin si ato para pandemisë, ndërsa sot janë boshatisur. Pasojë e një vetëdijësimi përfundimtar, e frikës përballë dramës. Por duket shumë vonë.
Një skenar i zakonshëm është ky: katër, pesë ambulanca presin para Urgjencës së spitaleve Sant’Anna dhe Valduce. Pritje të gjata, shumë të gjata. Që të lirohet qoftë edhe një vend i vetëm. Në Sant’Anna kanë zhvendosur një repart të tërë, atë të kardiologjisë, i cili është transferuar në spitalin e Cantú-së: përgjysmuar Valduce, që ka mbyllur pediatrinë (përveç Urgjencës) sepse e ka përshtatur për të sëmurët Covid. Eshtë zgjatur periudha e shtrimeve në spitale, janë shumëfishuar të vde kurit: në dy javët e para, njëqind të vdekur. Ose më saktë, shtatë në ditë (Bashkia ka autorizuar varrimin e dy arkëmorteve në të njëjtin vend). Sërish në Sant’Anna, 130 mjekë dhe infermierë janë infektuar, me pas oja të dukshme në ndërrimin e turneve. Mario Guidotti, drejtor i Departamentit Mjekësor të Valduce, thotë se “po i përgjigjemi çdo lloj thirrjeje”. Që është shumë e vështirë, ky është një mendim retorik, sidomos nëse temës shëndetësore i shtohen raportimet mbi të varfërit e rinj, dhe jo duke iu referuar vetëm të pastrehëve italianë dhe të huaj, të rinj dhe të moshuar, që jetojnë mes urave në qendër dhe stacionit të trenit.
Ndryshe nga zonat e tjera, këtu turizmi është një burim parësor. Riviera, vilat, mysafirët e famshëm, fshatrat e vegjël që mbështeten në ekonominë e hoteleve, bareve, restoranteve, transportit privat. Në pranverë ishin studiuar formula për të rekuperuar diçka pikërisht në këtë vjeshtë dimër, duke riparë oraret e trageteve, duke ofruar paketa turistike. Perspektiva shpresëdhënëse, dakord, ndoshta utopike, por në një farë mënyre të legjitimuara nga një valë e parë e cila kishte goditur, por pa shkat ërruar. Tani përpiqen të mbajnë të sëmurët sa më shumë në shtëpi, përdoret telemjekësia, personeli mjekësor ndahet në skuadra të përshtatura për aktivitete shtëpie. Dëmet anësore janë që tani tra gjike. Dendësia e azileve është një tjetër problem.