Greqia vendosi zgjatjen e kufizimet e saj kundrejt udhëtarëve vendas dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, njoftoi sot Autoriteti i Aviacionit Civil. “Kufizimet do të zgjaten deri më 7 dhjetor për fluturimet e brendshme dhe deri më 14 dhjetor për fluturimet ndërkombëtare”, tha autoriteti i aviacionit. Përjashtime të lehta do të lejohen në fluturimet e brendshme për pasagjerët që udhëtojnë për arsye shëndetësore, familjare ose pune, përveç udhëtarëve që kthehen në zonën e tyre kryesore të qëndrimit.

Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe Turqisë, si edhe Katalonjës në Spanjë janë të ndaluara, ndërsa kushdo që mbërrin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë në vend vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës. Një ndalim i mbërritjeve nga vendet jo-BE është ende në fuqi, me përjashtim të Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Singaporit, Koresë së Jugut, Tajlandës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Uruguajit. Gjithashtu, në listën e ndalimit përfshihen edhe shtetasit amerikanë dhe kanadezë.