Tokio do t’u kërkojë banorëve të saj të shmangin daljet jothelbësore dhe tregjeve që shërbejnë alkool të mbyllen më herët, ndërkohë që numri i infektimeve me koronavirusin e ri është në rritje në Japoni, theksuan sot mediat lokale. Japonia është kursyer deri tani nga pandemia e COVID-19, me rreth 2 000 të vd ekur dhe 135 400 infektime, sipas shifrave zyrtare dhe nuk ka vendosur masa kufizuese si në vende të tjera.

Por, tashmë është përballur me një numër rekord infektimesh ditore. Qyteti i Tokios tashmë e ka ngritur nivelin e gatishmërisë në nivelin e tij maksimal dhe kanali televiziv kombëtar NHK tregoi se guvernatorja e tij Yuriko Koike do t’u bënte thirrje banorëve të “shmangin daljet e panevojshme dhe jo urgjente”. Zyrtari do të flasë në një konferencë shtypi pas një takimi të grupit këshillues.

Media të tjera lokale raportuan se Koike gjithashtu do t’u kërkojë dyqaneve që shërbejnë alkool të mbyllen në orën 22:00 duke nisur nga e shtuna, për rreth tre javë. Kompanitë që pajtohen mund të përfitojnë nga kompensimi.