Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Romës, Marash Kumbulla vijon karantinën në banesën e tij pas rezultimit pozitiv në testin e fundit të Covid-19. Por pavarësisht “bllokimit” në shtëpinë e tij në kryeqytetin italian, futbollisti shqiptar vijon stërvitjen individuale me ritme të larta.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të postuar nga vetë futbollisti në Instagram, Koronavirusi nuk e ka ndalur aspak të vijojë punën për të ruajtur ritmin e shokëve të skuadrës. “Gjithmonë në lëvizje. Forca Roma”, shkruan mbi video 20-vjeçari.
View this post on Instagram