Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, foli në lidhje me të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Portugezi përflitet se mund të largohet nga ekipi italian me dy destinacione të mundshme, PSG dhe Real Madrid. Zyrtari i lartë i Juventusit i ka hedhur poshtë këta zëra dhe i konsideron si të papranueshëm, pasi nuk e mendojnë aspak diçka të tillë.

“Mund t’iu siguroj se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është këtu te Juventusi”, tha Paratici. “Ne nuk i kushtojmë shumë vëmendje zërave të tillë në merkato, pasi ka shumë çdo ditë”, tha ai për DAZN. Ronaldo po bën mjaft mirë te Juve, madje i dha fitoren ekipit të tij dhe në ndeshjen kundër Caglarit 2-0 me dy golat e tij.