Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 271 038, prej të cilëve 1 388 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit Worldometer tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA ka arritur në 201 377, duke e çuar numrin total në 13 458 011. Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 7,95 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 189 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1 235 838 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Nju Jork, me gjithsej 34 437 viktima. Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,3 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,2 milionë.