Kur god iti pandemia, shumë vende ishin të përgatitura keq. Ndërsa tani ka go ditur një valë e dytë, çfarë kanë mësuar këto vende nga vendimet e tyre të mëparshme, pyet gazeta e njohur britanike ”The Financial Times”, në një shkrim të përgatitur nga një grup gazetarësh.
A mund të ishte kursyer bota dhe a mund të ishte shmangur katastrofa? Për shumë europianë momenti që koronavirusi mbërriti në kontinentin e tyre ishte 23 shkurti, kur autoritetet italiane karantinuan 10 qytete të vogla në juglindje të Milanos. Ata panë që karabinierët bll okuan banorët brenda lagjeve të tyre të infektuara. Sidoqoftë, pak prej tyre kishin imagjinuar se lloji i kontrolleve drakoniane të vendosura nga Kina në Wuhan do të ishte i nevojshëm ose me të vërtetë i realizueshëm në një demokraci europiane.
Bllokimi i “zonës së kuqe” të Lombardisë duhej të kishte god itur çdo lloj vetëkënaqësie. E megjithatë u deshën edhe dy deri tre javë që qeveritë në të gjithë kontinentin të vlerësonin shkallën e infeksionit në vendet e tyre dhe të merrnin masa gjithëpërfshirëse për ta kontrolluar atë. Disa vende e përballuan në mënyrë të admirueshme valën e parë – ose patën fatin e ekspozimit minimal ndaj virusit.
Të tjerat u penguan nga gatishmëria e dobët, lidershipi i pavendosur dhe mosmarrëveshjet midis qeverive qendrore, rajonale dhe lokale. Kombet grindeshin dhe dështuan të mësonin nga njëri-tjetri. Vetë BE u lëkund nën këtë ten sion. Europën vazhdon ende ta mundojë trajtimi i kësaj pandemie, ndërsa një valë e dytë përp laset mbi kontinentin.