Lionel Messi i ka dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të Diego Maradona. Pas reagimit të shumë figurave të njohura sportive, edhe Messi ka nderuar legjendën e ndjerë, Maradona, të cilin e cilësoi si të përjetshëm. Një ditë shumë e trishtuar për të gjithë Argjentinasit dhe për futbollin. Ai na lë por nuk largohet, sepse Diego është i përjetshëm. Unë i ruaj të gjitha momentet e bukura që kam jetuar me të dhe kam dashur të shfrytëzoj rastin për t’i dërguar ngushëllime familjes dhe miqve të tij. PREHU NE PAQE, ka shkruar Messi.

Gjithashtu dhe sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo shkruan se Diego Maradona është një gjeni i përjetshëm dhe se sot i thotë lamtumirë një shoku. Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Një magjistar i pa-konkurrueshëm. Ju largoheni shumë shpejt, por lini një trashëgimi të pakufishme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në paqe, yll. Ju nuk do të harroheni kurrë, shkruan Ronaldo.