Cristiano Ronaldo është rikthyer të luajë me Juventusin rregullisht pas disa javës në izolim për shkak se doli pozitiv me COVID-19 në javën e parë të tetorit. Portugezi rezultoi pozitiv sa ishte pjesë e Portugalisë në ndeshjet e tetorit dhe shpejt u rikthye në Torino për t’u vet-izoluar deri në rezultatin negativ, që erdhi vetëm javën e kaluar dhe CR7 u rikthye në fushë.
Pas paraqitjes në Serie A në vikend, ai pati mundësi të luajë edhe në Champions League kundër Ferenvaros për 90 minuta. Ai nuk ishte protagonist, ishte shoku i tij, Alvaro Morata. CR7 është kritikuar shumë nga ish futbollisti i Juventusit, Pasquale Bruno.
“Ai është injorant. Për dy vite në Itali s’ka qenë ende në gjendje të mësojë gjuhën tonë. Ai shprehet ende në spanjisht. Me këtë ai tregon mos respekt për shokët e tij apo gjithë italianët”, u shpreh 58-vjeçari. Ronaldo numëron 5 gola në 4 takime me Juventusin këtë edicion.