Ministri pranë kryeministrisë në Britaninë e Madhe, Michael Goce, në një intervistë për BBC deklaroi se dëshiron që izolimi i pjesshëm i Britanisë së Madhe të zgjasë deri më 2 dhjetor, por shtoi se mbyllja mund të shkojë edhe përtej kësaj date. Këto deklarata vijnë në kohën që masat e rrep ta pritet të hyjnë në fuqi nga e enjtja. Pubet, restorantet, palestrat, dyqanet me produkte jo thelbësore dhe vendet e adhurimit do të mbyllen, por shkollat, kolegjet dhe universitetet mund të qëndrojnë të hapura, raportojnë mediat e huaja.

Kryeministri Boris Johnson pritet të japë një deklaratë në të hënën përpara një votimi mbi kufizimet e fundit të mërkurën. Laburistët kanë thënë se do të mbështesin bllokimin. Boris Johnson tha se ai pret që bllo kimi të zgjasë deri në 2 dhjetor, pas së ciliit pritet të ketë masa sipas rre zikut nga koronavirusi që ka çdo zonë.

Por Gove tha se vendimet “padyshim do të udhëhiqeshin nga faktet”. Ai deklaroi se ministrat besojnë “në bazë të provave që kemi’ se do të jemi në gjendje të [heqim kufizimet]” deri në 2 dhjetor. Më parë, Gove i tha Sky News se bll okimi mund të zgjatet përtej afatit të dhjetorit. Politikanë të tjerë kanë bërë thirrje që qeveria të testojë qytetarët për Covid-19, të gjurmojë dhe të izo lojë virusin.