U bënë disa muaj, që refreni i Lulzim Bashës, në çdo dalje të tij publike, kanë qenë akuzat kundër qeverisë për mungesë të testimeve, që sipas tij kanë sjellë situatën e pandemisë në Shqipëri sot. Basha ka cituar vazhdimisht ekspertët e tij, kur ka kërkuar testime. Në shtator, Basha kërkonte 2500 testime në ditë dhe citonte gjithashtu Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Po çfarë ka thënë sot Drejtori i OBSH për Evropën, Dr. Hans Klugge në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren Ogerta Manastirliu?
“Testimet janë të rëndësishme por nuk duhet të jenë një qëllim në vetvete”, tha ai. “Shqipëria i ka pesëfishuar testimet dhe ne do ta mbështesim atë në strategjinë e saj, do ta ndihmojmë edhe për testimet e shpejta. Por testimet nuk janë një qëllim në vetvete. Ato duhet që të shoqërohen edhe me gjurmimin dhe izolimin e kontakteve.
Vetëm testimi nuk është një zgjidhje magjike, por duhen edhe hapat e tjerë se unë e shoh në Belgjikë, që nuk mund t’ia dalë, testimi është i rëndësishëm, pro pastaj duhet të ndiqet reth për ta ndaluar, duhet të një testim më i shpejt prandaj i rëndësishëm që OBSH të vijojë këtë koordinim sidomos me testimin e shpejt prandaj ne do mundohemi që t’i sjellim sa më shpejt në Shqipëri”, tha Kluge .
Një përgjigje kjo që qeveria shqiptare e ka dhënë vazhdimisht përballë akuzave të kryetarit të Partisë Demokratike. Ky i fundit nuk ka hequr dorë. Pasi kërkoi 2500 testime për një muaj resht, në momentin kur pa qe testimet e kryera nga autoritetet shëndetësore po kryejnë një shifër të tillë testimesh, Basha menjëherë e dyfishoi kërkesën e tij dhe tani kërkon 5000 testime. Si gjithmonë, pa e dhënë arsyen përse.
Në ndërkohë, të gjitha vendet e Evropës raportojnë një rritje të madhe të të infektuarve, pavarësisht se vende të tilla si Gjermania apo Belgjika kanë kryer një numër hsumë të lartë testimesh dhe sërish nuk ia kanë dalë të frenojnë dot përhapjen e virusit.