The Economist

Pavarësisht gjithë përpjekjeve të Donald Trump, për të denigruar zgjedhjet presidenciale të këtij muaji, demokracia amerikane nuk dukej se kishte ndonjë gjasë të shkatërrohej pas ditës së votimit.

Më 23 nëntor, edhe kur presidenti i cilësoi sërish ato si ”zgjedhjet më të korruptuara në historinë e Amerikës”, ai ra dakord që qeveria federale t’i jepte Joe Biden burimet e nevojshme, për t’u përgatitur për marrjen e detyrës 20 janarin e vitit të ardhshëm.

Trump i ka bërë gjithsesi dëme demokracisë amerikane, ashtu sikurse edhe udhëheqësit republikanë që e mbështetën atë. Meqë 4 në çdo 5 votues republikanë, mendojnë se zgjedhjet janë “vjedhur”, besimi mbi ndershmërinë e zgjedhjeve është tronditur, dhe Biden po dëmtohet padrejtësisht që pa marrë ende detyrën.

Tani e tutje në proceset zgjedhore, edhe veprimet rutinë si numërimi i votave, do të rrezikojnë të jenë pjesë e fushëbetejës politike. Ky nuk është një kërcënim për ekzistencën e republikës, por shënon gjithsesi një përkeqësim të mëtejshëm partiak të demokracisë amerikane.

Ai është gjithashtu pjesë e një recesioni demokratik në nivel global. Rënia e Bashkimit Sovjetik, çoi në një lulëzim në numër dhe cilësi të demokracive liberale. Por tani prirja po shkon në drejtimin e kundërt. Hungaria dhe Polonia po bllokojnë buxhetin e Bashkimit Evropian, vetëm sepse qeveritë e tyre nuk pranojnë që të respektojnë shtetit ligjor në vendet e tyre.

Njësia e Inteligjencës e “The Economist”, ka hartuar një indeks të demokracisë që nga viti 2006. Rezultati i vitit të kaluar, ishte më i keqi i regjistruar ndonjëherë. Pandemia e Covid-19, e ka përshpejtuar këtë rënien. Kërcënimi nuk vjen vetëm nga puçet ushtarake, por dhe nga qeveritë në pushtet.

Duke pasur parasysh kohën, udhëheqësit e paskrupullt mund ta shfarosin plotësisht demokracinë. Por edhe në vendet, ku një fatkeqësi e tillë është e paimagjinueshme, erozioni i normave dhe institucioneve, po çon në një qeverisje më të keqe. Për ta shmangur këtë prirje, duhet kuptuar se çfarë ka shkuar keq.

Pavarësisht nëse jeni apo jo mbështetës të Trumpit dhe kolegëve të tij populistë, fakt

është që ata erdhën në pushtet si një reagim i qytetarëve ndaj dështimeve të qeverive demokratike. Në vendet e pasura votuesit e klasës punëtore, arritën të besojnë se politikanët nuk shqetësoheshin më për ta, pasi standardet e tyre të jetesës kishin ngecur, dhe për më tepër ishin shumë të shqetësuar për flukset e migrantëve.

Në Evropën Qendrore dhe Lindore, qeveritë i kushtuan më shumë vëmendje Brukselit sesa votuesve të tyre. Në vendet në zhvillim, korrupsioni i shfrenuar dërgoi mesazhin, se klasat sunduese ishin kryesisht të interesuara për llogaritë e tyre bankare.

Politikanët sipërmarrës, iu përgjigjën këtyre ndjenjave, duke ngritur identitetin shumë më lart se sa politika, në mënyrë që t’u tregonin votuesve, se ankesat e tyre kishin rëndësi për ta. Kjo shkaktoi shkatërrimin e disa parti të vjetra. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 në Francë, ato morën bashkë vetëm çerekun e votave në total.

Polonia lulëzoi nën një qeveri centriste, por partia Ligj dhe Drejtësi u tha votuesve se vlerat e tyre katolike ishin nën sulmin e Brukselit. Në SHBA përqendrimi i Trumpit mbi identitetin e bazës së tij të mbështetësve ishte aq i madh, saqë ai nuk pati nevojë as të shpallë ndonjë program qeverisës për mandatin e tij të dytë.

Politika e identitetit, e nxitur nga mediat sociale dhe televizioni dhe radiot partiake, i kanë ri-angazhuar votuesit. Nga viti 2006, pjesëmarrja në votime, është përbërësi i vetëm i indeksit të demokracisë së që është përmirësuar. Biden dhe Trump, fituan që dy më shumë vota se sa çdo kandidat presidencial në histori.

Por, me zgjidhjen e njërit prej problemeve të demokracisë, politika e identitetit ka krijuar të tjera. Kjo pasi politika që përforcon identitetet e pandryshueshme, distancohet nga toleranca dhe durimi që i duhen një demokracie për t’i zgjidhur konfliktet shoqërore.

Në debatin se kush janë ata – le të themi mbi fenë, racën dhe anti-elitizmin – kompromisi mund të duket si një tradhti. Dhe kur mënyrat e jetës janë në rrezik, pjesa tjetër nuk gabon, ajo është thjesht e rrezikshme. Ndryshe nga dikur, sot zgjedhjet kanë shumë rëndësi.

Në disa vende, udhëheqësit e shumicës e kanë shfrytëzuar këtë besnikëri tribale kundër institucioneve që supozohet t’i kontrollojnë ata. Në Turqi, Rexhep Tajip Erdogan qeveris sikur fuqia e pushtetit që ka të jetë absolute, dhe dënon me burg ata që e cilësojnë atë një armiq të republikës.

Institucionet e Amerikës, mbrohen nga profesionalizmi i gjykatësve dhe i zyrtarëve të saj. Shumë prej tyre ndihen të lidhur me standardet e vendosura nga ata që ishin në ato poste para tyre. Kur Trump u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve, ai dështoi pasi shumë njerëz bënë pikërisht detyrën e tyre.

Për pasojë, dëmi kryesor që i shkakton SHBA-së politika e identitetit, vjen përmes armiqësisë dhe bllokimit. Politika supozohet t’i zgjidhë konfliktet e shoqërisë, por ndërkohë demokracia po i gjeneron ato. Kjo pjesërisht pasi “fiset” jetojnë në universe të ndryshme të informacionit, dhe kauzat si për shembull mbajtja e maskave apo ndryshimi i klimës, shndërrohen në mosmarrëveshje rreth mënyrës së jetesës së njerëzve.

Rezultati:politika amerikane, është bërë sërish e papërgjegjshme. Disa analistë paralajmërojnë se pakënaqësia që po krijon kjo situatë, do të sjellë “vdekjen” e demokracitë, një rezultat që ëndërrohet nga armiqtë e saj me në krye Vladimir Putinin.

Megjithatë, ka shumë arsye për të pasur shpresë. Një nga pikat e forta të demokracisë, është se ajo premton shumë shanse për t’ia rifilluar nga e para. Për sa kohë që zhvillohen zgjedhjet, ekziston gjithnjë mundësia e dëbimit nga pushteti të mashtruesve dhe autokratëve.

Në qytetet e Hungarisë dhe Polonisë, votuesit kanë filluar ta refuzojnë shtypjen dhe nepotizmin. Në zgjedhjet zhvilluara vitin e kaluar, populistët dolën më keq sesa pritej. Ndoshta lavjerrësi ka nisur tashmë të lëkundet. Ndërkohë, demokracia është gjithashtu e adaptueshme ndaj situatave.

Në zgjedhjet në SHBA, republikanët morën më shumë se zakonisht vota nga hispanikët dhe zezakët. Në Britani, Partia Konservatore në qeveri fitoi vitin e kaluar në bastionet e laburistëve në Midlands.

Kjo përzierje është tamam ajo që i duhet politikës në të dyja vendet, pasi i inkurajon partitë në të majtë dhe të djathtë të dalin nga tribalizmi i tyre, dhe distancohen nga politikat e identitetit. Për mirë a kaq, demokracia është e lidhur edhe me fatin e superfuqisë që është më e lidhur me të.

Amerika e mbështet demokracinë pjesërisht përmes shembullit vetjak dhe lobimit. Në SHBA, Biden do të përpiqet të rivendosë norma të tilla si pavarësia e Departamentit të Drejtësisë. Jashtë vendit, ai nuk do të flirtojë si Trumpi me autokratët dhe tiranët.

Dhe Amerika mund ta forcojë demokracinë e saj përmes politikës së fuqisë. Nëse Biden dëshiron të krijojë një aleancë, për ta ndihmuar Amerikën të ruajë lidershipin e saj në garën kundër Kinës për dominim teknologjik, demokracia do të ndihmojë në përcaktimin e fituesit.

Mbi të gjitha, demokracia është diçka për të cilën njerëzit luftojnë për të.

Çdo fundjavë, bjellorusët rrezikojnë lirinë dhe jetën e tyre, duke dalë në rrugë për të sfiduar diktatorin, që po u refuzon atyre të drejtën për të zgjedhur se kush duhet t’i qeverisë, ashtu si qytetarët e Hong Kongut, Sudanit apo Tajlandës. Ky është një frymëzim, që votuesit kudo në botë, duhet të kenë me vete, kur të shkojnë para kutisë së votimit. /Përktheu: Alket Goce/