Frikë te Barcelona! Gerard Pique u dëmtua në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe la fushën e lojës me dhimbje. Dëmtimi u duk shumë i rëndë që në momentet e para. Mediet spanjolle bëjnë me dije se lojtari mund të ketë humbur sezonin. Ai pritet të mungojë 4-6 muaj, pavarësisht se analizat mjekësore ende nuk kanë dalë fikse.
Barca nga krahu tjetër merr një goditje shumë të madhe. Mbrojtja është një ndër pikat e dobëta të katalanasve, ndërsa ky dëmtim është si rrufe në qiell të hapur për trajnerin Koeman.