Deputeti socialist i Beratit, Fadil Nasufi është infektuar me Coronavirus. Mësohet se deputeti Nasufi kishte disa ditë që kishte shfaqur shenja të infektimit dhe ishte karantinuar në banesën e tij në Berat. Nasufi kishte bërë tamponin dhe përgjigjia e tamponit rezultoi pozitive, ndërkohë që mësohet se deputeti Nasufi është në gjendje të mirë shëndetësore. Covid-19 nuk ka ndalur infektimet edhe në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut të Beratit.
Mes të infektuarve janë: 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Hinkë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Dyshnik 1 sanitare në shkollën e mesme Kristaq Capo në Berat. Edhe 2 shoferë institucionesh janë konfirmuar pozitiv me Covid-19.