E ndërsa e gjithë Bota është mbërthyer nga koronavirusi, shumë mjekë apo infermierë janë rreshtuar në vijën e parë në mënyrë që të japin kontributin e tyre për trajtimin e të sëmurëmve me Covid-19.

Një prej tyre është edhe ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha. Ajo ka nisur punën si infermiere ndihmëse në një prej spitaleve në Suedi, gjë që e ka postuar edhe në rrjetin social Facebook.Ajo ka postuar një foto, teksa shihet e veshur me kostum dhe sigurisht me maskë, ndërsa shkruan se e adhuron punën e saj të re.“APL-gjatë epidemisë. E adhuroj punën time të re”, ka shkruar ajo.