Një rast i bujshëm hedh hije në miqësoren që u zhvillua në Stamboll midis Turqisë dhe Kroacisë, e cila përfundoi me rezultatin 3-3. Federata Kroate e Futbollit në fakt ka komunikuar pozitivitetin me COVID-19 të mbrojtësit Domagoj Vida,i cili e kishte filluar sfidën si titullar dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Mbrojtësi i Besiktas luajti pjesën e parë dhe potencialisht mund të kishte infektuar dikë në mesin e lojtarëve në fushë (për shembull Calhanoglu, i cili qëndroi në stol për të gjithë ndeshjen, ose Demiral, Brozovic dhe Pasalic, të cilët ishin në fushë). Ekzistojnë edhe imazhe të Vidës para ndeshjes, në tunelin e stadiumit, duke përqafuar shokët e skuadrës dhe rivalët.

Eshtë zbuluar se Vida përqafoi Dorukhan Tokoz, Caner Erkin dhe trajnerin Senol Gunes, e njëherësh ishte shpesh afër Cenk Tosun dhe Mert Cetin gjatë lojës.

Featured image of article: Turqi-Kroaci, miqësorja si“minë me sahat”, mbrojtësi kroat luan i infektuar dhe e zbulon në fund: Ka përqafuar kundërshtarët. “Pasi të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit u testuan negativisht në miqësoren me Turqinë, të mërkurën në mëngjes të gjithë lojtarët u nënshtruan një testi për ndeshjen kundër Suedisë.Federata mori rezultatet e provës zyrtar pas mesnatës me kohën lokale dhe tregoi që futbollisti i ekipit kombëtar Domagoj Vida ishte pozitiv për Covid-19. Shërbimi kombëtar mjekësor kroat mori informacionin e parë në fund të pjesës së parë kundër Turqisë.

Meqenëse trajneri Zlatko Dalić kishte vendosur tashmë në atë kohë për të zëvendësuar Vida, shërbimi mjekësor i ekipit kombëtar e izoloi lojtarin sipas të gjitha masave epidemiologjike derisa të konfirmoheshin rezultatet e testit. Sipas rregulloreve, Vida do t’i kalojë ditët e ardhshme në vet-izolim në Stamboll“, thuhet në deklaratën e fderatës kroate të futbollit. Ditët në vazhdim do të ketë të reja të tjera nga kjo dhe çfarë do të vendoset, për këtë, që padyshim është një skandal në periudhën ku ndodhemi.