Gara në SHBA mes Donald Trump dhe Joe Biden po sjell rezultate më të qarta dhe një diferencë të vogël. Kandidati Joe Biden ka marrë deri më tani sipas projeksioneve 224 vota elektorale, kundrejt 213 të Trump, ç’ka tregon se ai është në avantazh.

Biden ka marrë shtete si Virginia, Maryland, Vermont, Nju Jork, Masaçusets, Konektikat, Ilinois, Neë Mexico dhe Kolorado teksa kryeson dhe në Karolinën e Veriut, Pensilvani, Kansas, Missouri, Minnesota. Nga ana tjetër Trump e filloi mirë garën duke ‘blinduar’ dy shtetet që historikisht kanë votuar për republikanët, Kentucky, Indiana dhe Karolina Jugore, por edhe Oklahoman, Missisipin, Alabaman, Tennesseen, Nebraskan, Virxhinian Perëndimore, Wyoming.

Votat sipas vendeve dhe kush kryeson:

Në Pennsylvania janë numëruar 61% e votave, kryeson Trump me 56.9%. Në Washington janë numëruar 87% e votave, kryeson Biden me 60.9%. Në California janë numëruar 62% e votave, udhëheq Biden me 68.1%. Në Louisiana janë numëruar 87% e votave, kryeson Trump me 61.4%. Në Illinois janë numëruar 64% e votave, udhëheq Biden me 55.7%. Në Michigan janë numëruar 54% e votave, kryeson Trump me 54%. Në Arizona janë numëruar 76% e votave, udhëheq Biden me 53.6%. Në New York janë numëruar 82% e votave, udhëheq Biden me 58.6%. Në Arkansas janë numëruar 93% të votave, kryeson Trump me 62.7%

Në Oklahoma janë numëruar 95% e votave, udhëheq Trump me 65.4%. Në Colorado janë numëruar 86% e votave, kryeson Biden me 56.3%. Në Tennessee janë numëruar 99% e votave, kryeson Trump me 61.1%. Në Georgia janë numëruar 81% e votave, kryeson Trump me 53%. Në Kansas janë numëruar 86% e votave, udhëheq Trump me 56.2%. Në Karolinën e Veriut janë numëruar 95% e votave, kryeson Trump me 50.1%. Në Vermont janë numëruar 92% e votave, kryeson Biden me 65.3%. Në Ohio deri më tani janë numëruar 89% e votave, kryeson Trump me 53.3%. Në Virginia janë numëruar 80% të votave, Trump udhëheq Biden me 49%. Florida janë numëruar 96% të votave, Trump 51.2%, Biden 47.8%.
Në Kentucky janë numëruar 96% e votave, kryeson Trump me 62.7%. Në Indiana janë numëruar 80% e votave, kryeson Trump me 59.1%. Në Texas janë numëruar 91% e votave, Trump udhëheq me 52.3%.