Kryeministri Edi Rama dha një përgjigje shteruese për sa i përket shkëmbive në distancë kohët e fundit me kreun e PD, Lulzim Basha për masakrën e Krushës dhe rolin e tij në luf tën e Kosovës. Rama i mëshoi faktit se Basha duhet që të dalë të shpjegohet, teksa e cilësoi si absurde që Basha nxjerr partinë që t’i dalë në mbrojtje. Ai tha se këto akuza, që nuk i bën ai, nuk bëhet për fushatë. I pyetur se nëse do të ishte më mirë t’i drejtoheshit EULEX për të marrë informacion për sa i përket Bashës në ato vite, Rama u shpreh.
“Një përfaqësues i një familje, sic e ka gjithë gjithësecili, i një organizate, media, për më tepër një përfaqësues i një numër të caktuar qytetarësh, i një partie poltike, e që për më tepër pretendon te qeverisë vendin, ka për detyrë të mbajë qëndrime dhe të thojë atë se cfarë lidhet me të , sepse këtu nuk po flasim për punët private, por për një detyrim shumë të thjeshtë, që një lidër ka, të shpjegohet dhe patjetër që në këtë rast unë jam, aspak i dëshiruara që këto akuza që nuk i bëj unë, por njerëz që si njoh fare të mos jenë të vërteta, por është detyrim i patjetërsueshëm, nuk mund të ngrihet duke më sharë mua, as të nxjerrë partinë, se kjo është individuale.
Ne pozicionin që unë kam, e kam detyrim t’i them shpjegohu, sepse nëse PS në kohën kur e ka drejtuar Nano nëse do kishte mbajtur një qëndrim të tillë, unë sot do jepja shpjegim megjithëse atëherë nuk e drejtoja unë PS. Edhe Basha duhet të thotë pse. Le ta thotë pse e ka votuar pro raportin e Dick Martyt-, pse bashkë me LSI votuan pro, le ta thonë. Këto janë thjesht në funksion të detyrës që kam, dhe tët jerat janë dokrra që kjo është pjesë e fushatës e me radhë. Dikush që pretendon të drejtojë shtëpinë tonë, le ta thotë, kam bërë këtë ose atë, kjo qëndron, Nuk mund të thuhet që kjo është komplot i Ramës me Top Channel. Në gjithë botën demokratike funksionon kështu pra llogaridhënie.
Unë nuk jam hetues dhe s’më intereson fare të jem. Kjo është çështje karakteriale e rëndësishme, që testohet gjithmonë para njerëzve. Ai duhet të falë të përballet , ,me çdo çështje që ka interes public. Të ikësh, të bishtnosh, të bëhsh fletërrufe me partinë, nuk është mirë. Si mund të jem unë i interesuar që ai të dëmtohet në një pikë që spërdoret, ai është një lule që nuk këputet, nga ana e politikës, Kjo nuk zgjidhet duke me sharë mua. Shmangia e vazhdueshme për t’u përballur me to nga akuzat apo kundër akuzat mbi ata njerëz që nuk e kuptoj se ca arsye mund të kenë ato njerëz që i drejtohen Bashës, pse nuk i adresohen diku tjetër”, tha Rama.