Në Ditën Botëore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook disa fakte ku shkruan se në vitin 2020 janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas. Janë 66% më shumë qytetarë që përfitojnë terapitë e mjekimit falas krahasuar me vitin 2013. Për herë të parë në vitin 2018 u rinbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç. Vetëm gjatë këtij viti, deri tani janë rimbursuar 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç.
Postimi i Ministres Manastirliu:
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1098145267308189