Zyrtarët serbë vazhdojnë haptazi të tregojnë se kanë furnizuar Prokurorinë Speciale me materiale nga Serbia dhe se Gjykata Speciale është duke funksionuar me të dhëna të marra nga ta. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi dhe propaganduesi serb i regjimit të Millosheviqit, Milovan Drecun, dje në emisionin e mëngjesit në televizionin serb HapyTv ndër tjerash deklaroi se janë dhënë 159 lokacione.
“Në bazë të ndodhive, në bazë të lokacioneve, në bazë të asaj që po e shoh që është prioritet i Prokurorisë Speciale (bu rgi met i legale, a rr est im et, ke qtrajtimet…), po e shoh që ka shumë informata që ne ua kemi dhënë, p.sh. bur gjet ilegale, nga 159 lokacione nga to edhe në Shqipëri, ata tashmë i kanë marrë 15 në territorin e Kosovës dhe 2 në Shqipëri, që do të thotë që ende s’është përfunduar kjo punë. Unë kam listën e asaj që ne ua kemi dhënë atyre (prokurorisë speciale), dhe po e shoh që gati krejt prej të dhënave janë gjetë në aktak uzë. E kam fjalën për ngjarjet dhe lokacionet që janë marrë”.
“Natyrisht, edhe shumëçka u kemi dhënë. Një gjë që është më e rëndësishme është përgjegjësia komanduese sepse ne ua kemi dhënë strukturën komplete të UÇK-së… Po ashtu në kuadër të trupit punues patëm përgatitur një dosje të veçantë për vr as jet e romeve, me 165 v ik ti ma të identifikuara”, deklaroi mes tjerash Milovan Drecun.