Drejtori i OBSH për Europën Dr. Hans Kluge duke bërë një analizë të situatës së OCID në vendin tonë tha se situata është në kontroll, por nuk duhet të ulet vigjilenca.

“Situata është nën kontroll, por duhet të tregojmë shumë kujdes, se ka pasur vende që ia kanë hedhur në fazën e parë, por janë goditur më shumë në fazën e dytë, duhet të jemi vigjilentë, shkollat nuk kanë valë të lartë transmetimi, por e dimë që vendet me sistemet m,ë të forta të shëndetësisë mund të lodhen shumë shpejt, prandaj vigjilenca është shumë e madhe,dy probleme lodhja nga pandemia dhe stafi mjekësor”, tha Kluge.