Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës. Burime për Report Tv bëjnë të ditur me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës, Hyseni ka njoftuar autoritetet në Kosovë dhe më pas është shoqëruar drejt territorit shqiptar.

Mësohet se ajo ka ardhur e shoqëruar nga një grup automjetesh civile deri në kufij, ka kryer procedurat dhe prej rreth gjysmë ore ka kaluar në territorin shqiptar. Por ende nuk është e konfirmuar nëse ata që e shoqëronin ishin agjentë të BKH-së ose jo.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi sot ndaj Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH. Ajo akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Vjosa Hyseni mbulonte detyrën e drejtoreshës për marrëdhënie me jashtë në Agjencinë e Zbulimit të Kosovës. Në vitin 2019, kur në krye të qeverisë ishte Ramush Haradinaj, ndërsa në presidencë Hashim Thaçi, ajo emërohet zëvendësdrejtore e shërbimeve sekrete.

Ndryshimi i drejtimit politik të Kosovës, me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, ndërpreu karrierën e saj në qershor të viti 2021. Në atë Kohë, as Kurti dhe as Vjosa Osmani që ishte bërë president e vendit, nuk dhanë ndonjë arsye për shkarkimn e saj, duke përmendur vetëm se vendimi ishte bazuar në ligjin për Agjencinë e Zbulimit dhe se Hyseni duhet të bënte dorëzimet dhe se kishte detyrimin që të ruante të gjitha informacioet e klasifikuara që disponnte për shkak të detyrës.

Dy vjet më pas, më 17 mars 2023, emri i saj do të shfaqet në Shqipëri, për një pozicion edhe më të lartë. Kryeministri Edi Rama, shkon në zyrën e presidentit Bajram Begaj, dhe i propozon emrin e saj për të marrë drejtimin e shërbimit sekret shqiptar.