Kryeministri i Kroacisë Andrej Plankoviç është infektuar me koronavirusin e ri dhe ndodhet në vetizolim. “Me rekomandimin e një epidemiologu, Plenkoviç kreu një ri-test për praninë e koronavirusit të hënën dhe rezultati ishte pozitiv,” njoftoi qeveria.

“Kryeministri u urdhërua më parë një masë epidemiologjike e vetizolimit. Kështu që tani ai do të qëndrojë i izoluar për 10 ditë,” thuhet më tej në njoftim. Plenkoviç aktualisht po ndihet mirë dhe vazhdon të kryejë aktivitetet dhe detyrimet e tij nga shtëpia.