Kryeministri Edi Rama vuri duart në kokë kur u ballafaqua më një intervistë të presidentit Ilir Meta, ku fliste me tone të ashpra ndaj kreut të qeverisë, duke e cilësuar si qen bir qeni. Rama tha se në atë interviste Meta ka qenë i de hur, ndërsa shtoi se është bërë lolo autoriteti i presidentit. “Ça mund të them për presidentin e republikës që del i dehur, jo si i de hur, por i de hur në intervista televizive. Si mund t’I përgjigjesh këtij presidenti. E ka bërë lolo autoritetin e presidentit të republikës. Çfarë kërkon ky, të bëhet mbret.”, tha Rama në OPEN.
Rama tha se Meta ka hallin e pushtetit për ndërmarrjen e tij siç e cilëson ai Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Rama përsëriti sërish atë që ka thënë më herët që Ilir Meta ka marrë gjithçka nga pushteti. Rama: Ça kërkon ky njeri që del dhe bërtet, që i është dhënë rakisë. Ilir Meta kërkon pushtetin, nuk kërkon balancë për pushtetin. Mos harroni që Ilir Meta ka një ndërmarrje të ngritur për të nxjerrë pçrfitime në kurriz të partisë së madhe të radhës, të cilës i bashkëngjitet dhe duke marrë për vete indulgjencat e pushtetit. Kjo ndërmarrje drejtohet nga zonja e parë e Shqipërisë, e pa ndodhur në asnjë vend të globit.
Zonja e parë është drejtore e një ndërmarrje politike që lufton për pushtet. Do lërë ndërmarrjen e gruas pa punë? Po flasim për Ilir Metën. I është dhënë mundësia unikale si askujt tjetër. Duke qenë President i Republikës, nuk bën rolin e unitetit dhe del aty thotë jam nga Skrapari. E dimë të gjithë që është nga Skrapari, por është President i Shqipërisë. Unë jam nxënës i Faik Konicës dhe Fan Nolit. Mos ngatërroni tehun e shpatës dhe gjuhës. Mos e ngatërroni shpatën e gjuhës me plehun e gojës. Kur them për Ilir Metën çfarë kërkon nga Shqipëria, do bëhet mbret apo do bie dëshmorë, e them dëshmorë se nuk di ta shpjegoj ndryshe dhënien e dekoratave për ata që nuk jetojnë dhe këtë se ka bërë asnjë president përpara. Del flet në intervista i dehur në studio televizive. Si i përgjigjesh një të dehuri? Nuk i përgjigjesh fare siç bëj shpesh herë.
Unë po flas për Ilir Metën që jo e ka stigmatizuar por e ka bërë lolo emrin e Presidentit. Janë ortakë të një ndërmarrjeje që quhet LSI, e cila e ka mbaruar afatin e vet. PS nuk bën më asnjë lloj marrëveshje me atë ndërmarrje që është e degraduar plotësisht. Çfarë deklaronte presidenti “Nuk merrem me atë qen bir qeni unë, sepse ai e di fuqinë time, se po të dua unë, ai këlysh blloku të gjejë vrimë ku të futet. Ilir Meta ka aq shumë fuqi sa ta bëjë atë që mos të ketë vrimë ku të futet. Se unë kam popullin me vete, popullin që vuan. Nuk jam me oligarkët unë. Ky është roli im, t’i dal për zot Kushtetutës. Një njeri që izolon vendin qëllimisht, që largon të rinjtë nga vendi me qëllim, që i thotë gjeneralëve të ushtrisë, mos shko te Ilir Meta, si mos ta quash qen bir qeni. Shteti është marrë peng nga një bandë, e kontrolluar nga Sorosi, se s’dua të nxjerr emrat këtu, edhe ata analistë që marrin lekë, se nuk e kam me ata”, tha Meta.