Kryemninistri Rama i ka uruar ditëlindjen kryeinfermieres së Infektivit Merita Sefa. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se është kënaqësi për të si kreu i qeverisë të urojë në këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë që e ka bërë natën ditë.

“Edhe 100 Merita! Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik. Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19”, shkruan Rama, krahas fotos së kryeinfermieres.