PANARITI PER VIZITEN E TIJ NE FRANCE - Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Edmond Panariti, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me viziten e tij ne France, ku eshte zgjedhur anetar i Bordit Drejtues te planit te veprimit per biodiversitetin e qyteteve te rajonit te Mesdheut.

Ish-ministri i Bujqësisë, njëherësh ish deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka njoftuar ditën e sotme se do të largohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Në një shënim në facebook, Panariti thekson se do të angazhohet me një detyrë të rëndësishme, por pa bërë me dije se për çfarë bëhet fjalë.

“Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .

Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë”, shprehet Edmond Panariti.