John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit dhe anëtari i taskëforcës së qeverisë për vaksinat, beson se jeta do t’i kthehet normalitetit deri në stinën e pranverës. Sipas BBC, ai beson se deri vitin tjetër Mbretëria e Bashkuar do të mund të lansojë më shumë se një vaksinë kundër coronavirusit.

“Jemi shumë afër”, tha ai. “Është e rëndësishme sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të kapërcyer këtë sfidë”, tha eksperti për BBC. I pyetur nëse kjo do të thoshte që jeta mund t’i kthehej normaliteti deri në pranverë, ai u përgjigj se “po ndoshta jam i pari që e them këtë, po do ta them me vetëbesim”. Ndryshe, gjatë ditës së sotme u raportua se vaksina e kompanisë amerikane Pfizer dhe asaj gjermane BioNTech, ka rezultuar 90 për qind efektive kundër coronavirusit.

Ekspertët përfshirë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjatë gjithë kësaj kohe kishin deklaruar se pandemia mund të menaxhohet në mënyrën më të lehtë me anë të ndonjë vaksine efektive. Në pamundësi të vaksinës ata bënin apel për respektimin e masave parandaluese.