Më në fund erdhi momenti që Jonida Maliqi të rikthehet në ekran si moderatore me emisionin e saj. “Jonida’s Room” nis sonte rrugëtimin dhe do transmetohet në “Vizion Plus” çdo të shtunë në orën 19:45, duke gozhduar shqiptarët përballë ekranit.

Jonida na ka treguar më herët në rrjetet sociale se ky program do jetë me karakter “lifestyle”, duke premtuar goxha surpriza. E në fakt edhe puntata e parë duket se do falë goxha spektakët, duke u nisur edhe nga të ftuarat. Këtë natë blogerja më IN shqiptare ia ka dedikuar gocave, andaj ka ftuar disa prej figurave më të dashura shqiptare.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, Jonida ka zbuluar se të ftuarat e para janë: Dojna Mema, Mariza Ikonomi, Alma Bektashi, Orgesa Zaimi, Klea Huta, Rovena Dila, Odeta Banushaj, Isida Mollaymeri.

E pranojmë se ‘show’ duket i garantuar sonte. Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, Jonida Maliqi na mungon të gjithëve në muzikë me projektet e reja. Kënga e fundit prej saj ishte “Ktheju tokës”, me të cilën na përfaqësojë denjësisht në Eurovision. Urojmë që pas rikthimit në televizion, Jonida të na dhurojë edhe ndonjë projekt muzikor.

Autorja e hitit “Jam bërë si ti” tha në një intervistë gjatë verës se po punon për disa projekte, dhe për dy prej tyre po bashkëpunon me Romeon. Mezi po presim!