Tiranë, 18 Nëntor – Sot inagurohet pediatria e re e Durrësit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një video në facebook ka ndarë emocionet e para të infermierëve të cilat nga sot do t’u shërbejnë fëmijëve të Durrësit në kushte shumë më të mira. “Jam prej 28 vitesh punonjëse në pediatrisë së Durrësit dhe sot më është realizuar një ëndërr që unë t’u shërbej me kushte shumë të mira fëmijëve të Durrësit”, thonjë njëra nga infermieret e pediatrisë

“Kam 30 vite që punoj në pediatrinë infektive. Ëshhtë një mrekulli. Do të thosha vetëm dy fjalë: no comment, kushtet janë të mrekullueshme. Tani vetëm shërbim” “U bënë disa vite që jam punonjëse e pediatrisë të spitalit të Durrësit. Kam qenë në pediatrinë e vjetër dhe sot jemi këtu. Ndryshimi është si nata me ditën në krahasim me kushtet që kemi pasur dhe ato që kemi sot përballë. Është një mrekulli vërtet. Çdo gjë është me standarde europiane. Çdo gjë është e bukur”

Ndërsa një infermiere e sapopunësuar përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë” thotë se është e lumtur që do të punojë në kushte të tilla. “Tani kam filluar punë nga portali “Infermierë për Shqipërinë, dhe jam shumë e lumtur që po punoj në kushte të tilla”