SSUCv3H4sIAAAAAAAEAJ1Sy26DMBC8V+o/IJ+DhAMY6K3fEeWw2CtiFTCyTaoq4t9r80icNMqhN3aWGc/u7OX9LYpIDUZy8hFdfOVq2bajsRqsVL2D6W7FUUirtITWgYnHprlDjAU7GjReYoU4WGzcvwu48rd3DksdbY256RiuRcguwMxYz9gGTbt/M5eP4zYKNNjzn5s37042xir+NZyUVaHL6EH7s/bL4fYqfrx2idAInbGywwcFyvI7kTy7K2nJnsrhoIy0syXzylNKn9HPyF1g81SvyFl6Iy8fU5CuxhZhSfewaJOvb4u6C/M+S4EqqGEUUgXRnxWH1hPSQHnQksu+CWjKnlCHZ+TuUHUB0Cs7O1kHIMLdmS9pSkvqdlyxbF+yqtjWS+bhpQi9Lud6kq6lgxMg49AqECjuruIxAZqnjOVpkrFgzX74unUPXf8oc0qzv7uUXpxAsU/KEoqY5QBxllVJDEUKMa0xF7SoEkZrl8j0C1qZ3YeeAwAA

Dashi Në përgjithësi dita e nesërme pritet të jetë e mirë. Veçanërisht në planin sentimental priten zhvillime të reja.

Demi Nesër është mirë që të tregoheni shumë të matur dhe shumë të durueshëm, pasi vetëm kështu mund të përballoni një ditë plot kontraste e përplasje. Mundohuni të mos qëndroni prapa të tjerëve.

Binjakët Është një periudhë jo shumë e mirë kjo që po kaloni, por duhet të tregoheni të duruar, pasi është një situatë e përkohshme. Nuk ju mungojnë as aftësitë e as optimizmi për t’ia dalë mbanë.

Gaforrja Për arsye se yjet në shenjën tuaj nuk janë në një pozicion favorizues për ju në aspektin ekonomik, do të ishte mirë që nesër ta mblidhnit pak dorën për të mos shpenzuar shumë.

Luani Mërkuri mund t’ju rikthejë kthjelltësinë shpirtërore dhe mendore njëkohësisht. Polemikat e kota nuk ndihmojnë aspak për të ruajtur raportet me dikë.

Virgjëresha Sinjale qëndrueshmërie në aspektin ekonomik vijnë nga Saturni që gradualisht do të bëhet dominues në shenjën tuaj. Kujdes, sepse mania për të pasur gjithçka mund t’ju rrezikojë shumë.

Peshorja Tani duket se ka ardhur koha dhe momenti për të luajtur kartën tuaj më të mirë sepse janë shumë të çmuara për ju energjitë që ju vijnë nga Merkuri. Raportet me partnerin në rrugën e përmirësimit.

Akrepi Qielli juaj nesër është mjaft i ngarkuar dhe parashikohet një ditë mjaft intensive, si në impenjimet e karakterit profesional ashtu edhe në çështjet që kanë të bëjnë me ndjenjat. Shëndeti me luhatje.

Shigjetari Situatë kryesisht pozitive me yje një harmoni të tillë që e bëjnë atmosferën që ju rrethon mjaft pozitive dhe kjo do të ketë efekte të tilla edhe në raportet ndërpersonale dhe jetën në çift.

Bricjapi Duhet të tregoheni shumë të matur dhe të hidhini nga një hap të vogël përpara. Dobësimi i ndikimit të Marsit e ka ulur paksa agresivitetin tuaj.

Ujori Nën dominimin total të Afërditës në shenjë do të ndjeni një sens sigurie dhe ngrohtësie që do t’ju risjellë qetësinë e munguar shpirtërore. Duhet të jeni më të hapur me partnerin.

Peshqit Duket se është dobësuar disi ndikimi i Marsit, ndërsa gjithnjë e më aktive është Hëna që stimulon ndjeshmërinë dhe sentimentalizmin tuaj. Ju këshillohet të tregoheni tolerantë me partnerin.