Korça e serenatave me atraksionet e saj të shumta këtë fundjavë është mbushur plot me vizitorë e turistë nga vendi dhe rajoni. Dëshira për të festuar 28-29 nëntorin por edhe rrezet e ngrohta të diellit kanë sfiduar frikën e pandemisë.
Nën shoqërinë e njëri-tjetrit vizitorët shfrytëzojnë destinacionet e shumta, por edhe aktivitetet e ndryshme që të ofron jug-lindja. “Nga Mitrovica. Vij herë pas here se më tërheq shumë Korça. Është ftohtë, shtëpitë e ulëta. Ushqimi dhe janë nikoqir shumë. Për sa i përket virusit nuk e dimë nga na vjen. Po e bëjmë jetën norma, por me maska”, tha një turist.
“Jetoj në Kanada. Mendojmë të kthehemi. Mall i pa diskutueshëm. Shumë I madh. Ndjej kënaqësi të madhe se qyteti është bërë shumë i bukur. Të rrihet në këtë qytet. Situata është shumë e vështirë. Me kujdesin edhe dilet. Edhe jetohet. Vetëm të kemi kujdes. Respektimi i rregullave të mundëson edhe të dalësh”, tha një emigrant.
Drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në bashkinë Korçë, Larisa Katundi shprehet se kapacitetet akomoduese si hotele dhe bujtina janë të zëna. Për sa u përket aktiviteteve për festën e çlirimit, ajo thotë se kanë qenë modeste në mënyrë që të shmangen grumbullimet.
“Në këto ditë pushimi duket se shumë shqiptarë kanë zgjedhur që të kalojnë festat e nëntorit në qytetin e Korës. Qyteti i Korçës është kthyer së fundmi në një nga qytetet më të vizituara dhe me shumë atraksione turistikë. Është një vit shumë i vështirë. Duhet të shmangim grumbullimet dhe të respektojmë masat. Bashkia e Korçës ka nxjerrë në terren policinë, të cilët herë pas here monitorojnë grumbullimet për ti shmangur ato. Besoj se çdo gjë do të shkojnë mirë. Turistët janë të mirë pritur në të gjithë destinacionet turistike. Korça ka çfarë ofron për turistët edhe në kushtet e pandemisë. Ofron argëtimin nëpërmjet aktiviteteve sportive në turizëm të hapur. Kjo fund javë edhe për shkak të ditëve të pushimit ka rritje të numrit të turistëve. Bujtinat dhe hotelet janë pothuajse plot. Krahas kësaj kohe të vështirë që kalojmë kemi nevojë të gëzohemi me diçka të tillë. Ndryshe nga çdo vit bashkia e Korçës ka marrë të gjitha masat për të shmangur grumbullimet. Ka organizuar një ceremoni modeste për 28-29 nëntor”, u shpreh drejtorja e marrëdhënieve me publikun në bashkinë Korçë, Larisa Katundi.
Dardha, Boboshtica, Voskopoja,Vithkuqi dhe pazari i vjetër i qytetit janë disa nga vendet më të preferuara për turistët, që zgjedhin Korçën për të kaluar ditët e tyre të pushimit.