Franca ka regjistruar 854 vde kje të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vde kjeve nga virusi në vend në 38.289. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, shifra e re përfshin 426 vik tima në spitale dhe 428 në shtëpi të pleqve. Të dhënat tregojnë për 36.330 raste të reja të regjistruara me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 1.502.763.

Aktualisht në spitalet franceze po trajtohen 26.265 pacientë të prekur nga pandemia, prej të cilëve 3.878 janë në kujdes intensiv. Tashmë katër ditë, Franca ndodhet në një bllokim që parashikohet të përfundojë më 1 dhjetor. Megjithatë, zyrtarët qeveritarë njoftuan synimin për krijimin e një shtetrrethimi tjetër duke filluar nga ora 9 në mbrëmje deri në orën 6 të mëngjesit. Kryeministri francez, Jean Castex do të shpallë vendimin në ditët e ardhshme.

Unioni i Farmacistëve të Komunitetit po ashtu njoftoi se 40 përqind e farmacive franceze do të fillojnë testimin e antigjenit për virusin në lokalet e tyre deri në fund të kësaj jave. 80 përqind e farmacive tashmë kanë porositur testet dhe gjysma janë marrë.