Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, ka folur në lidhje me performancat e Zlatan Ibrahimovicit në Serie A. Ai mendon se mbrojtësit e kampionatit italian e kanë frikë sulmuesin suedez.

“Zlatan dhe mbrojtësit e Serie A? Është si unë me fëmijën tim 5-vjeçar. Ata kanë frikë që ta markojnë atë. Përpara ndeshjes Milan-Bologna, fola shumë me mbrojtësit e mi. U thashë atyre që duhet ta markojnë si duhet. Ata të gjithë iu larguan atij dhe shënoi dy gola”, – tha ai. Zlatan po kalon një moment shumë të mirë, pasi po tërheq ekipin e Milanit.