Gara e fortë mes Donad Trump dhe Joe Biden për zgjedhjet presidenciale ka sjellë një përplasje “alla shqiptarçe” mes tyre ndërkohë që nga rezultatet e derimëtanishme kryeson ky i fundit. I pari që reagoi pas mbylljes së votimeve ka qenë Joe Biden i cili u shpreh optimist duke thënë se është në rrugën e fitores. Kjo deklaratë e Biden krah të shoqes ka sjellë menjëherë reagimin e Donald Trump i cili e sulmoi me akuza se ai po tenton që të vjedhë zgjedhjet. Ndërkaq parlajmëroi se më vonë do të ketë dhe një deklaratë.
Akuzat e tij nuk i la pa përgjigje as Biden. Ai tha se fituesin nuk e shpall as ai as Trump por votuesit. Nga ana tjetër ka reaguar dhe vetë “Twitter” duke vendosur të fshehë deklaratën e Trump pasi sipas tyre ka një përbajtje dyshuese për mashtrim e cila prek procesin e zgjedhjeve. Por Trump nuk e ka lënë me kaq pasi në deklaratën e parë pas mbylljes së votmeve e ka quajtur një turp për SHBA që një pakicë njerëzish po vjedhin votat e miliona amerikanëve.