Një gjendje e jashtëzakonshme e shpallur në Republikën Çeke për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të shkojë deri në Krishtlindje, paralajmëroi sot ministri i Brendshëm, Jan Hamacek.
”Një kthim në normalitet nuk është çështje ditësh, por javësh dhe muajsh, duke iu referuar kohës që do të duhet që numri i infeksioneve të reja ditore të bien përsëri në qindra”, i tha ai transmetuesit çek CT. Shifra e fundit nga autoritetet tregoi 11 428 raste të reja në 24 orë. Më shumë se 3 250 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Dhoma e Deputetëve, dhoma e ulët e parlamentit çek, miratoi të premten një zgjatje të gjendjes së tanishme të jashtëzakonshme të paktën deri më 20 nëntor. Kjo përfshin një shtetrrethim natën, si dhe mbylljen e shkollave, restoranteve dhe shumicës së bizneseve. Vendi erdhi përmes valës së parë të koronavirusit në pranverë relativisht i padëmtuar, por që prej asaj kohe ka luf tuar me një rritje të shpejtë të shkallës së infeksionit nga shtatori.