Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaç janë është gjobitur ditën e sotme me 3000 lekë për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse në publik. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Kombinat konstatuan në rrugën “Llazi Miho”, rreth orës 11:00, Monika Kryemadhi dhe Floida Kërpaçin, pa maskë mbrojtëse në publik.
Në mbledhjet e tyre me simpatizantët e LSI-së Kryemadhi bashkë me përfaqësuesit e saj nuk janë parë asnjëherë me maskën mbrojtëse. Ajo e ka shprehur edhe më herët se COVID-19 nuk ekziston dhe se kjo është thjesht gënjeshtër.