Shefja e spitalit Infektiv, Prof. Najada Çomo ka reaguar përmes një statusi në facebook duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të opozitës Lulzim Basha se qytearët po blejnë remdisivirin, duke e quajtur këtë akuzë një gënjeshtër.

“Të thuash që remdisiviri blihet nga pacientët tanë është jo vetëm gënjeshtër, por lëndon përpjekjet e një ekipi mjekësh dhe infermierësh që prej 8 muajsh janë pa gjumë në sy me përpjekjet maksimale për të shpëtuar jetë”, shkruan Prof. Najada Çomo në reagimin e saj

Postimi i shefes së spitalit infektiv Prof. Najada Çomo:

Ne jemi cdo dite, cdo ore ne krye te detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje. Po perdorim terapite e mjekimit, si kudo ne bote qe jane falas per pacientet. Edhe remdisivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.

Te thuash qe remdisiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perpjekjet maksimale per te shpetuar jete. Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund! Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit! Se bashku do t’ia dalim.